Kapen nga Policia në flagrancë duke luajtur lojëra të fatit

Disa persona janë kapur nga Policia duke luajtur lojëra të fatit, të ndaluara nga Qeveria. Policia e Kosovës ka hasur në një lokal dhe ka zënë në flagrancë këta persona në qytetin e Pejës.

Për të njëjtin lokal, ishte raportuar nga qytetarët pejan në Polici se po ndodhte organizim i lojërave të fatit.

Lokali gjendët në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, dhe kontrolli e Policisë ka ndodhur pak para mesnatës së 5 tetorit, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit si prova materiale Policia ka sekuestruar 771 qipa, 21 palë letra dhe një fletore.

Për këtë rast është intervistuar i dyshuari i cili me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.