Kapen në flagrancë dy persona në Gjakovë duke ‘shkëmbyer’ substanca narkotike

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi të njëjtit ishin vërejtur duke shkëmbyer substanca narkotike.

Sipas raportit të organeve të rendit, gjatë kontrollit të njëri prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 1.03 gram marihuanë. Këtë sasi të marihuanës njëri i dyshuar e kishte blerë nga i dyshuari tjetër.

Ngjarja ka ndodhur dje.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.