Ilustrim

Kapen në flagrancë duke shitur drogë, arrestohen dy burra në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:00 në Prizren janë arrestuar dy burra të cilët njësiti përkatës për hetimin dhe trafikimin e narkotikëve i ka zënë në flagrancë njërin shitës dhe tjetrin blerës duke shkëmbyer substanca narkotike të  llojit marihuanë.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale: 1.368.81 (një kilogram e treqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë 81 gram) substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilat kanë qenë në paketime të ndryshme, një peshore digjitale,  dy telefona celularë dhe  262 euro para të gatshme.

“Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në njoftimin e PK-së.