Ilustrim

Kapen në dy raste para të falsifikuara

Në fshatin Rogovë në Gjakovë dje është arrestuar një person i dyshuar pasi që në marketin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 83×2 euro (166 euro) monedha të falsifikuara.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjithashtu edhe në lagjen Kalabri në Prishtinë, më 16 korrik zyrtari i një banke ka informuar se në bankën e tyre, është deponuar një kartëmonedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuara. “Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar nga njësia përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.