Mallra të kontrabanduara, Foto: Dogana e Kosovës/Facebook

Kapen mbi 6 tonë mallra të kontabanduara

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në katër raste kanë parandaluar kontrabandimin e 6 tonë mallra në rajonin e Mitrovicës.

Sipas Doganës së Kosovës, janë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit.

Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia. Malli i kontrabanduar konsiderohet të jetë mbi 6 tonë. Në njërin automjet janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent.

Në automjetin e dytë është hasur në 1,470 litra pije joalkoolike. Në automjetin e tretë është hasur në 2,329 litra pije joalkoolike. Kurse në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.

Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestruar deri në fillimin e procedurës kundërvajtëse.