ARKIV - Ilustrim

Kapen mbi 1 mijë kg marihuanë në Shkup

 

Në lagjen Butel të Shkupit në Maqedoninë e Veriut gjatë një aksioni, policia mbrëmë ka kapur sasi të madhe të lëndës narkotike marihuanë ndërsa një person është arrestuar, raporton TV21.

Në profilin e Instagramit të drejtorit për Siguri Publike, Sashe Tasevski, shkruhet se Byroja përmes Sektorit të Krimeve, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore të Kavadarit, ka zbuluar dhe konfiskuar mbi 1 ton marihuanë.

“Në një magazinë në lagjen Butel janë gjetur dhe marrë 12 paleta në të cilat ka 1 ton e 240 kilogram (1240 kg) marihuanë, e paketuar, e vakumuar dhe e futur në thasë të zinj. Është privuar nga liria një person kundër së cilit është ngritur padi penale sipas nenit 215 paragrafi 1 i Kodit Penal nga ana e Prokurorisë së Kavadarit. Hetimi vazhdon me qëllim vëretimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në rastin me marihuanë”, shkruhet në profilin e instagramit të drejtorit për Siguri Publike Sashe Tasevski./TV21

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!