PK, police, policia, arrestim

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Kapen dy serbë të cilët hynë ilegalisht në Kosovë, në automjet iu gjetën pako me zogj

Gjatë patrullimit nga ana e organeve të rendit kanë takuar automjetin e drejtuar nga i dyshuari dhe pasagjeri, të dy serbë, të cilët përmes rrugëve ilegale kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, si dhe kanë shkaktuar aksident trafiku.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetë pako me zogj: gjithsej 1600 copë dhe disa pako me gjëra ushqimore.

Me vendim të Prokurorit, automjeti dhe malli i janë dërguar në Terminalin doganor, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti u regjistrua në Banov Do – Zveçan, më 30.01.2025, rreth orës 14:00.