Kapen dy persona që tentuan të kalojnë kufirin me 25 mijë euro të padeklaruara

Dy persona të dyshuar, njëri nga ta rezident në Greqi, ndërsa e dyshuara e dytë shtetase e Bullgarisë janë zënë nga Policia e Shtetit duke tentuar të kalojnë kufirin me 25 mijë euro të padeklaruara.

Policia e Shtetit ka njoftuar se të dyshuarit janë zënë nga policia duke kaluar kufirin në Pikën Kufitare në Kapshticë, në dalje të Shqipërisë.

Sipas policisë të dyshuarit J.R., 46 vjeçar, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasja e Bullgarisë, D.D., 31 vjeçare, ishin duke udhëtar me veturën e tyre, dhe gjatë kontrollit të bërë nga ana e policisë, u janë gjetur 25 mijë ero të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve.

Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Korçë, të cilët kanë filluar procedimin penal ndaj këtyre shtetasve.