Foto: Ilustrim

Kapen duke luajtur lojëra të fatit, arrestohet pronari i lokalit në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një lokali janë vërejtur disa tiketa të lojërave të fatit ku edhe janë parë disa persona brenda.

Sipas Stacionit Policor në Istog, ngjarja ka ndodhur në këtë Komunë në fshatin Rakosh ku edhe është konfiskuar një kompjuter brenda lokalit.

“Njësitet relevante te Stacionit Policor Istog, menjëherë ju kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, aty është konfiskuar një shtëpize (kompjuter), që dyshohet së është përdorur për lojëra të fatit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka arrestuar pronarin e lokalit, ku të njëjtit iu është shqiptuar gjobë prej 200 euro.

Sipas Policisë, i njëjti është gjobitur duke u bazuar në ligjin anti covid.

“I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë”, thuhet ndër të tjera.