Kapen duke laujtur buxhoz ilegal, arrestohet pronari i lokalit në fshatin Greme

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë ditës së djeshme ka kontrolluar një lokacion në fshatin Greme dhe ka hasur në trembëdhjetë persona të dyshuar duke luajtur bixhoz.

Policia ka njoftuar se i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur: një pako me 2061 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 20 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat më pas janë konfiskuar.

“Pasi janë kontrolluar të gjithë personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pronari i lokalit S.M ( M/K) i moshës 35 vjeçar është ndaluar në  mbajtje për 48 orë, për veprën ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, ndërsa personat tjerë  janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore” – përfundon njoftimi i policisë.