Kapen barna të kontrabanduara në autobusin e linjës Tiranë - Prishtinë

Njësitet anti-kontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë më 10 gusht, në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente.

Sipas njoftimit të Doganës, në Vërmicë, njësitet antikontrabandë kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë me dyshimin se bartte mallra të kontrbanduara.

“Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim: Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE LIDOCAINE – 5 copë, Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” 1×300 – 16 pako, Xhama me dioptri të ndryshëm” – thuhet në njoftimin e Doganës.

Sipas komunikatës, të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.