Kapen afër 15 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 14,828 litra pije alkoolike në regjionin e Gjakovës.

Aksioni është organizuar nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Sipas njoftimit, kontrolle detaje janë zhvilluar 4 lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të pijeve alkoolike.

Gjithsej janë sekuestruar 10,518 litra raki, 4,000 litra verë, 310 litra liker.

“Me ketë rast në 4 lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht  dhe me ketë rast i janë shmangur taksave dhe njëkohësisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.