Policia e Kosoves Mall i kontrabanduar

Kapen 44 mijë euro mall i padoganuar, shoferi tentoi të kthehej mbrapa kur ishte ndaluar nga Policia

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kontrabandim të mallrave.

Policia e Kosovës ka gjetur në veturën e të dyshuarit janë gjetur mallra në vlerë 44 mijë euro për të cilat ai nuk posedonte asnjë dokument.

Rasti ka ndodhur dje në pikën kufitare në Kaçanik.

I dyshuari me iniciale I.B., ishte duke ardhur nga fshati Tanushë i Maqedonisë së Veriut në drejtim të fshatit Debëlldeh të Kosovës.

Pasi ishte sinjalizuar nga Policia për ndalje të makinës ai kishte tentuar që të kthehet mbrapa nga fshati Debëlldeh për në Tanushë.

Pas ndaljes së veturës policia kishte gjetur 1584 pako çaj të dobësimit të një firme dhe 50 pako tjera të një firme tjetër, në total 1634 pako në vlerë të përgjithshme të tregut mbi 44 mijë euro.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa malli është dërguar në terminalin doganor, Dheu i Bardhë.