Kapen 2.2 tonë kokainë në Peru, në kërkim 2 shqiptarë

Policia peruane shkatërron bandën e kokainës, që vepronte mes Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë, dhe që “kokë” e trafikut ishin dy shqiptarë, ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti. Gjatë një aksioni të fundit ë quajtur “Bitcoin”, policia sekuestroi në Peru 2.2 tonë kokainë, ku u arrestuan shtatë persona dhe në kërkim janë dy shqiptarët.

Një sasi e madhe prej rreth 2.2 tonë kokainë është kapur në Peru. Mediet e huaja raportojnë se kokaina ishte fshehur në kutitë e shpargut.

Policia tha se droga do të dërgohej nga porti i Callao, pranë kryeqytetit peruan Lima, në Roterdam të Holandës.

Në pranga kanë rënë shtatë shtetas, ndërsa është lëshuar urdhër-arresti ndaj dy shqiptarëve.

Mediet e huaja raportojnë se kokaina kishte si destinacion Holandën, ndërsa shqiptarët e kishin fshehur në kanaçe.
Siç tha kreu i hetuesve peruan të drogës, César Echevarría, dy shqiptarët ishin autorët e trafikut të kokainës, ndërsa bëhet fjalë për një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë.

Ndërkohë autoritetet peruane mësohet se kanë nisur koordinimin me autoritetet ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shqiptarëve që kanë mbërritur në vendin tonë në koordinim me mafien shqiptare.

Droga e lëngshme ishte e kamufluar në kanaçe asparagues dhe ishte transportuar me një kamion në Portin e Callao.

Kreu i Drejtorisë së Ant-drogës në Peru, tha se kjo organizatë kriminale planifikonte të paguante kokainë me monedha virtuale (Bitcoin)./oranews