Kapen 18 kg marihuanë në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar gjithsej 18 kilogramë e 246.9 gramë mariuhanë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 7 shtator 2022, rreth orës 14:50 dhe se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Sipas njoftimit, fillimisht në veturën e njërit prej të dyshuarve Policia ka gjetur dhe sekuestruar 15 kilogramë e 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë.

Pas kësaj, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar 2 kilogramë e 946.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë.

Policia ka njoftuar se gjithashtu ka sekuestruar dy vetura me targa vendore, 355 € dhe dy telefona.

Po ashtu, në njoftim të Policisë është thënë se me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.