Kapacitetet me oksigjen në QKUK dhe spitale rajonale të limituara

Me rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus është rritur edhe nevoja e pacientëve për oksigjen. Kërkesat e mëdha për mjekim me oksigjen kanë bërë që të ngarkohen kapacitetet, madje, insitucionet shëndetësore po përballen me limite të sasisë së oksigjenit.

Në Ministrinë e  Shëndetësisë thonë se janë duke punuar që pacientëve asnjë moment mos t’iu mungojë oksigjeni./RTV 21