Arma e konfiskuar së bashku me fishekë, Foto: Policia e Kosovës

Kanosje me vrasje brenda lokalit në Shupkovc të Mitrovicës

Një person është kanosur me vrasje brenda një lokali me muzikë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka raportuar se derisa ishte në një lokal me muzikë, kishte pasur një mosmarrveshje me të dyshuarin, i cili i kishte drejtuar armën dhe kishte kanosur se do ta vras.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, nga i cili është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë, dhe i njëjti pas intrvistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.