Foto: Ilustrim

Kanosje me armë zjarri në Fushë Kosovë

Një kanosje me armë zjarri ka ndodhur në Fushë Kosovë, të enjten rreth orës 18:30.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë kanosur me armë zjarri viktimën dhe më pas kanë ikur me veturën e tyre me targa vendore.

“Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit ku kanë konfiskuar një revole dhe 6 fishekë të kalibrit 7.65 mm”, thuhet në raportin policor.

Sipas PK-së, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të tij të dyshuarit dërgohen në mbajtje.