Ilustrim
Kanosje me armë për një borxh, arrestohet i dyshuari në Podujevë
31.7.2024 - 09:48
Një person është arrestuar më 30.07.2024, nën dyshimin se ka kanosur me armë një person në Podujevë.
Sipas Policisë së Kosovës kanosja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi.
Policia tha se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë.
Tutje u njoftua se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje dhe kanosje.