Ilustrim
Kanosje me armë, arrestohet i dyshuari në Prizren
28.11.2024 - 13:07
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një person me inicialet A.R., nën dyshimet se ka kryer veprat penale “kanosje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Sipas njoftimit, më 27.11.2024 rreth orës 23:00, Policia kishte pranuar një informatë për kanosje me armë në rrugën “Ymer Shala në Prizren”.
Me të arritur në vendin e ngjarjes, policët kanë hasur në të dyshuarin, A.R., të cilin edhe e kanë arrestuar.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka sekuestruar një armë të llojit AK-47 pa karikator.
A.R., është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë.