Ilustrim: Kallxo.com

Kanosja e të dyshuarit ndaj policit: “Ki me ma pa sherrin se nuk e kam përfunduar me ty”

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuari i cili ditë më parë kishte kanosur zyrtarin policor.

Sipas aktakuzës i dyshuarit F. G., me 3 tetor, ishte ndaluar nga policia në një pikë kontrolli në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës.

Pas ndalimit nga ana e policisë, të dyshuarit I është kërkuar nga zyrtarët policor që t’i vendos automjetit targën.

Pas kësaj kërkese nga ana  zyrtarëve policor H. D., I. A., E. M., dhe D. M., i njëjti ka filluar t’i fyej të njëjtit.

Sipas aktakuzës në një moment i dyshuari ka kanosur seriozisht zyrtarin policor H. D., të cili i është drejtuar me fjalët “Ki me ma pa sherrin se nuk e kam përfunduar me ty”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.