Kanosin rojet e pyllit pasi kapen në flagrancë duke prerë dru, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra nën dyshimin që kanë kanosur rojet e pyllit pasi ishin kapur në flagrancë duke prerë dru në pronë shtetërore.

Ngjarja ka ndodhur dje në Skenderaj.

Policia ka njoftuar së në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.