
Policia e Kosovës
Kanosi zyrtarët policorë pasi parkoi kundërligjshëm veturën, arrestohet i dyshuari
28.11.2022 - 11:36
Policia e Kosovës njofton se të shtunën në Prishtinë ka arrestuar një burrë të dyshuar pasi që që i njëjti ka kanosur dhe penguar zyrtarët policorë.
Sipas policisë, zyrtarët policorë ishin duke ndërmarrë masat për largimin e veturave që ishin të parkuara në mënyrë të kundërligjshme, ku në mesin e tyre ishte edhe vetura e të dyshuarit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 21:10 në kryeqytet.
Tutje policia sqaron se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.