Policia

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Kanosi zyrtarët policorë, i dyshuari shoqërohet në Polici

Një person është shoqëruar në stacion policor pasi ka kanosur disa zyrtarë policorë derisa ata ishin duke kryer procedurat për konfiskimin e veturës së të dyshuarit, të cilën e kishte drejtuar me regjistrim të skaduar. 

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, më 18.09.2024. 

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Gllogoc më 17.09.2024 rreth orës 20:10.

Në raport thuhet se në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.