Ilustrim

Kanosi zyrtarët policor pasi gjobitet për mosrespektim të orës policore

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur zyrtarët policor gjatë kohës kur ata po i shqiptonin dënimin për mosrespektim të orës policore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari gjatë transportimit me veturë zyrtare ka vazhduar ti kanos zyrtarët policorë dhe me këmbë e ka goditur dhe dëmtuar derën e veturës së policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.