Ilustrim
Kanosi tre zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari në Obiliq
29.7.2024 - 10:58
Një person është arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur tre zyrtarë policorë në Obiliq.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës te i dyshuari është sekuestruar një thikë.
“Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor”- thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit i njejti është liruar në procedurë të rregullt.