Foto: Ilustrim

Kanosi punëtorët e vëllait, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimet se ka penguar policinë gjatë përpjekjes për t`ia vënë prangat.

I njëjti është arrestuar në dyshimet se i kishte dëmtuar një pronë vëllait të tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Veleknicë gjatë ditës së djeshme dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që kishte dëmtuar parcelën e vëllait të tij, kishte akuzuar dhe kanosur punëtorët e kompanisë së sigurimeve private, i njëjti kishte penguar edhe zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur Policia në raportin 24 orësh.