Kanosi një polic në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një zyrtar policor në Fushë Kosovë është kanosur gjatë ditës së djeshme nga një person, i cili më pas është arrestuar.

Gjithçka raportohet se ka ndodhur pasi i dyshuari ishte ndarë i pakënaqur me një gjobë të shqiptuar për një kundërvajtje në trafik.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me një gjobë të shqiptuar për një kundërvajtje në trafik, ka kanosur zyrtarin policor” – thuhet në njoftim.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje, rreth orës 14:00.

Tutje është treguar se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.