Ilustrim

Kanosi me thikë shtetasin e huaj pasi ia kërkoi borxhin, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga policia nën dyshimet se i njëjti ka kanosur një person tjetër, shtetas i huaj, pasi ky i fundit i ka kërkuar kthimin e një borxhi. Policia ka njoftuar de i dyshuari e ka kanosur viktimën me thikë, e cila i është konfiskuar si provë materiale. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshëm në Prishtinë.

“Ankuesi, shtetas i huaj ka raportuar se derisa i ka kërkuar borxhin e tij të dyshuarit kosovar, nga i njëjti është kanosur me thikë dhe verbalisht. Si provë materiale është sekuestruar një thikë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.