Ilustrim
Kanosi me mesazhe gruan dhe i shkoi edhe te vendi i punës, arrestohet një person në Fushë Kosovë
16.11.2024 - 09:40
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të premten, më 15.11.2024 në Fushë Kosovë pasi i njëjti kishte kanosur bashkëshorten e tij.
Sipas njoftimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes mesazheve me telefon e kishte kanosur bashkëshorten e tij. I dyshuari kishte shkuar edhe në vendin e punës ku kishte qenë duke punuar viktima të cilës i kishte shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë” – thuhet në njoftim.