Ilustrim

Kanosi ish të dashurën përmes telefonit, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur ish të dashurën e tij përmes telefonit.

Rasti ka ndodhur në Leposaviq, të mërkurën më 06.11.2024.

Sipas raportit policor, të publikuar më 07.11.2024, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.