Kanosi ish-gruan e vëllaut, arrestohet

Policia e Ferizaj njofton se mbrëmë, rreth orës 21:30  policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut është një rast i kanosjes.

Një person me inicialet B.D i moshës 32 vjeçar është arrestuar, i cili kishte kanosur ish bashkëshorten e vëllaut të tij A.L e moshës 24 vjeçare, ndërsa në kërkim policor , poashtu për kanosje mbetet i dyshuari tjetër, ish bashkëshorti i saj, B.D i moshës 24 vjeçar.

Policia të dyshuarin e parë e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Kanosje”.