Kanosi dhe ofendoi policët, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Skenderaj pasi kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 5 të mëngjesit në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt.

Sipas Policisë, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet.