Kanoset zyrtari i postës, shkoi t`ia dërgonte ftesën e gjykatës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës është arrestuar një person nën dyshimin se ai ka kanosur një zyrtar të postes.

Kanosja sipas Policisë ka ardhur pasi viktima kishte shkuar për t’i dërguar një shkresë nga gjykata.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në fshatin Makovc në Prishtinë, rreth orës 14:00.

Tutje është treguar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.