Ilustrim

Kanoset personi zyrtar nga pronari i lokalit që e kishte mbyllur AUV-i

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të inspektorëve të lokaleve.

Njëri rast ka të bëjë me kandosje të personit zyrtar në fshatin Malishevë. Policia e Kosovës e ka arrestuar pronarin e një lokali privat, pasi që ka kanosur zyrtarin e AUV, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Fshatin  Blaq, të komunës së Dragashit njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur një lokal të hapur  duke punuar, i cili kishte qenë i mbyllur nga inspektorët e AVUK-ut.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.