Kanoset një burrë përmes rrjeteve sociale

Një burrë ka njoftuar forcat e rendit se përmes rrjeteve sociale është kanosur nga një person në Vushtrri.

Sipas tij, siç thuhet në raportin policor, motiv i kësaj kanosje dyshohet se mund të jetë një borxh që i dyshuari i ka vëllait të tij.

I dyshuari nuk është hasur nga policia.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.