
Ilustrim Foto: KALLXO.com
Kanoset në vendin e punës një grua në Gjakovë, arrestohet i dyshuari
25.1.2023 - 11:07
Një grua nga Gjakova është ankuar në Policisë e Kosovës se gjatë kohës sa ishte në vendin e saj të punës është kanosur nga një i dyshuar.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 16:30.
“Ankuesja ka raportuar se i dyshuari kishte shkuar në vendin e punës dhe e kishte kanosur atë” – ka thënë Policia.
Tutje është treguar se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Mospërfillje e gjykatës”.