Ilustrim

Kanoset me thikë biznesmeni, arrestohet i dyshuari se i kërkoi 5 mijë euro

Policia e Shtetit ka arrestuar të dyshuarin i cili kishte kanosur me thikë një biznesmen në Korçë, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5 mijë euro.

I dyshuari ishte dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë arrestuar të dyshuarin E.L, 37 vjeç, banues në Korçë.

E.L është arrestuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.