Kanoset kryetari i Pejës, i dyshuari arrestohet në Podujevë

Një person është arrestuar nga policia e Pejës nën dyshimin se e ka kanosur kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

KALLXO.com mëson se i dyshuari është arrestuar në Komunën e Podujevës.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit për kanosje të Muhaxherit e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Kanosja është bërë përmes telefonit”, tha Nikçi.