Ilustrim

Kanoset inspektori sanitar në Gjakovë

Një inspektor sanitar në Komunën e Gjakovës është kanosur gjatë kryerjes së detyrës së tij zyrtare.

Ai ka raportuar se derisa kishte qenë në depon e produkteve ushqimore, pronë e të dyshuarit, është kanosur.

Inspektori sanitar kishte dalë në vendin e ngjarjes për shkak të parregullsive, dhe i ka shqiptuar të dyshuarit një kundërvajtje.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori, por nuk raportohet për persona të arrestuar.