Kanoset gjyqtari në Ferizaj, shoqërohen dy persona në polici

Dy persona të dyshuar e kanë kanosur gjyqtarin e lëndës pas shpalljes së aktgjykimit ndaj një pandehuri.

Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Derisa, në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj rreth orës 15:25.