Spitali i Gjakovës "Isa Grezda"

Kanoset drejtori i Spitalit të Gjakovës

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Jeton Zarari, ka njoftuar Policinë e Kosovës së dje është kanosur nga një burrë.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Dëshmorët e Lirisë’ në Gjakovë mëngjesin e djeshëm.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.