
Kanoset drejtori i një shkolle në Podujevë
10.2.2022 - 10:49
Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur drejtorin e një shkolle në Podujevë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:04.
Policia ka thënë se kanosja e drejtorit është bërë përmes telefonit.
Tutje është treguar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.