
Foto; KALLXO.com
Kanosen dy inspektorë komunalë në Lipjan
01.6.2023 - 10:33
Dy inspektorë komunalë kanë raportuar se derisa kanë qenë në vend të punës në Lipjan janë kanosur nga një burrë, pronar i një kompanie private.
Kjo pasi, sipas Policisë, ditë më parë, inspektorët i kishin shqiptuar gjobë kompanisë së tij për mosrespektim të vijave të transportit.
Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Shqipëria” në Lipjan rreth orës 14:15.