Foto: Ilustrim

Kanos zyrtarët policorë dhe inspektorët e AUVK-së, arrestohet i dyshuari

Polica e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht dy zyrtarë policorë dhe tre inspektorë të AUVK-së derisa ishin në inspektim të lokaleve afariste dhe të gastronomisë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 20:15 në Prizren.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.