Kanos zyrtarët policorë, arrestohet një i dyshuar në Obiliq

Një i dyshuar është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Llazarevë të Obiliqit, pasi ka kanosur zyrtarët policorë, njofton Policia.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë pas një gjobe trafiku që i kanë shqiptuar.

I dyshuari është dërguar në Stacionin Policor në Obiliq dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.