Ilustrim

Kanos Prokurorinë e Shtetit dhe policinë përmes Facebook-ut, arrestohet prizrenasi

Një person në Prizren ka përfunduar në pranga të enjten pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës.

Sipas forcave të rendit, i dyshuari ka përdorur rrjetin shoqëror Facebook për të kryer veprën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjetit social facebook ka kanosur Prokurorinë e Shtetit dhe Policin e Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.