Kanos policët pasi e kapën pa patentë shoferë

Është arrestuar një person i cili në shenjë pakënaqësie për shkak të shqiptimit të gjobës për mos posedim të patentë shoferit ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:25 minuta.

Sipas familjarëve të dyshuarit ai nuk është në gjendje të mirë mentale dhe është në tretman të vazhdueshëm mjekësor.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.