
QKUK
Kanos mjekun në QKUK, arrestohet nga forcat e rendit
25.6.2022 - 09:13
Një person ka përfunduar në pranga të premten në mbrëmje pasi dyshohet se ka kanosur një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.
Sipas njoftimit të forcave të rendit, intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar mjek në klinikën e lartcekur deri sa ai ka qenë në orar te punës”, thuhet në njoftim.