Arma e konfiskuar në fshatin Lluzhan, Foto: Policia e Kosovës

Kanos djalin me armë, arrestohet nga policia

Në Suharekë, Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se është kanosur nga babai i tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 23:00, ku i dyshuari kishte ekspozuar edhe armën.

Tutje policia sqaron se I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe nga i njëjti është konfiskuar arma, kurse me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.